Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Messi fiton Topin e Artë 2021: trofeu i shtatë në karrierë, por Lewandowski e bën më të kontestuarin

Lapsi.al 29 November 2021
Messi fiton Topin e Artë 2021: trofeu i shtatë në karrierë,

Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë 2021. Triumfi i shtatë në karrierë për Pleshtin, i cili mposhti konkurrencën e Robert Lewandowskit dhe Jorginhos, respektivisht i dyti dhe i treti në renditje. Sulmuesi i Bayernit u ngushëllua me çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit, por është e kotë të thuhet se është një zhgënjim i madh për polakun, goleadori i jashtëzakonshëm e të paktën në dy vitet e fundit i pandalshëm nga mbrojtjet kundërshtare dhe shumë më i spikatur se protagonistët e tjerë të mëdhenj.

Në fjalët e para të argjentinasit, që gjysmën e sezonit të trofeut e luajti me Barcelonën dhe tjetrën me PSG, në qendër ka qenë pikërisht sulmuesi polak i Bayern Mynih, që tregon se edhe vetë Messi e di se Lewandowskit i është bërë një padrejtësi. Një padrejtësi që nisi me mosdorëzimin e Topit të Artë në vitin e kaluar për shkak të pandemisë, me polakun në mënyrë evidente dominues të skenës së futbollit ndërkombëtar dhe u kulmua tani, me argjentinasin që ka në favor vetëm Kupën e Amerikës të fituar: "Lewandowski e meritoi ta fitonte Topin e Artë këtë vit, por kombëtarja ka peshuar shumë në këtë çmim. Shpresoj ta fitojë vitin tjetër" tha Messi, duke harruar se ai që shkeli shkallën më të ulët të podiumit Jorginho ka fituar kampionatin Europian me Italinë dhe Champions League me Chelsea.

Ky trofe ka ardhur si një befasi i vërtetë për të gjithë opinionin sportiv, që prisnin vazhdimin e serisë së trofeve të Robert Lewandowskit. Vetëm në shtator, në Mynih, polaku mori “Këpucën e Artë” të golashënuesit evropian më të mirë të sezonit të kaluar, falë 41 golave të tij të shënuar gjatë sezonit 2020-2021. “Dua të vazhdoj të fitoj tituj. Natyrisht që po vjen një gjeneratë e re, por unë kam përvojë dhe aftësi. Nuk kam mbaruar ende”, kishte thënë sulmuesi polak i Bayern Munich për Kicker, por France Football ka një debolesë për Messin dhe shpërthimi i Cristiano Ronaldos pak para dorëzimit të cmimit la lidhje pikërisht më këtë fakt.

Një befasi për të gjithë, që në fakt prisnin Lewa-n si fitues të ligjshëm. Vetëm një muaj më parë, Marca kishte zbuluar se “Topin e Artë do ta fitojë Robert Lewandowki”. Prestigjozja spanjolle publikoi madje edhe renditjen përfundimtare një javë pasi u mbyll votimi për gazetarët, kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve. E në atë listë sulmuesi i Bayern Munichut kishte marrë më shumë vota se Messi dhe Benzema.

KLASIFIKIMI FINAL

29) Cesar Azpilicueta, Chelsea; Luka Modric, Real Madrid (ex aequo)

26) Nicolò Barella, Inter; Ruben Dias, Manchester City; Gerard Moreno, Villarreal (ex aequo)

25) Phil Foden, Manchester City

24) Pedri, Barcellona

23) Harry Kane, Tottenham

21) Lautaro Martinez, Inter; Bruno Fernandes, Manchester United (ex aequo)

20) Riyad Mahrez, Manchester City

19) Mason Mount, Chelsea

18) Simon Kjaer, Milan

17) Luis Suarez, Atletico Madrid

16) Neymar, Paris Saint Germain

15) Raheem Sterling, Manchester City

14) Leonardo Bonucci, Juventus

13) Giorgio Chiellini, Juventus

12) Romelu Lukaku, Inter/Chelsea

11) Erling Haaland, Borussia Dortmund

10) Gianluigi Donnarumma, Milan/Psg

9) Kylian Mbappé, Psg

8) Kevin De Bruyne, Manchester City

7) Mohamed Salah, Liverpool

6) Cristiano Ronaldo, Juventus/Manchester United

5) Ngolo Kanté, Chelsea

4) Karim Benzema, Real Madrid

3) Jorginho, Chelsea

2) Robert Lewandowski, Bayern Monaco

1) Lionel Messi, Barcellona/Psg

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI