Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Nisin punimet për ndërtimin e aeroportit, Rama: Kam duruar përqeshjet e vlonjatëve

Lapsi.al 28 November 2021
Nisin punimet për ndërtimin e aeroportit, Rama: Kam duruar

Siç ishte njoftuar, më 28 nëntor, ditën e flamurit, kanë nisur punimet për aeroportin e Vlorës.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tregoi vështirësitë e mbërritjes në këtë ditë.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se si deputet i Vlorës i është dashur të durojë edhe padurimin dhe përqeshjen e vlonjatëve.

“Vlora ka historinë e saj për sa i përket transportit ajror. Këtu është krijuar shkolla e parë e aviacionit, ndërsa këtu ku ndehemi është ndërtuar edhe aerodromi, që në 1920, i cili përdorej për arsye ushtarake. Mbi këtë gjurmë ne sot fillojmë një histori të re, sëbashku me mik të mirë, një njeri ndër më të shquarit e sipërmarrjes sonë kombëtare, një personalitet q ëme veprat e tij e ka çuar emrin në shumë vende të botës dhe çmohet prej shumë popujve dhe shumë njerëzve për veprat që ka bërë. Kam nderin ta konsideroj edhe mikun tim, Bacën Bexhet që e falendeorj shumë për përfshirjen në këtë aventurë të përbashkët. Ndër të gjitha punët që kemi bërë për të ardhur deri në këtë ditë ka qenë më e vështira. Për dreq qëlloi të ishte një punë që do bëhej këtu në Vlorë dh mua mu desh të duroj padurimin e vlonjatëve, që janë kampionët,” u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi më tej se aeroporti i Vlorës do të jetë në aleancë me atë të Mynihut.

“Nuk ishte e thënë që ky proces të shkonte fjollë, u nis dhe u pengua disa herë për arsye objektive që nuk kishin lidhje me ne.  Për dreq na u fut në mes edhe pandemia, që më shumë se çdo tjetër goditi sektorin e aviacionit. Më në fund u bë e mundur të gjendet forca e duhur për ta cuar para, që është forca e Behgjet Pacollit. Në njëfarë mënyrë gjithë ajo vonesë, ai stres të cilin vlonjatët kontribuan në mënyrë të veçantë me përqeshjet karakteristike, u kthye në mirësi sepse sot jemi këtu edhe me një aleancë fantastike për të ardhmen e aeroportit që është ai i Mynihut. Aeroporti i Mynihut vjen në Vlorë si një forcë operacionale, që garanton një menaxhim të nivelit të lartë,por garanton atë që të gjithë kane nevojë sinergjinë me aeroportet e tjera,” shtoi Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI