Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Dita e Flamurit, Shqipëria feston sot 109-Vjetorin e Pavarësisë

Lapsi.al 28 November 2021
Dita e Flamurit, Shqipëria feston sot 109-Vjetorin e Pavarësisë

28 Nëntori është festa që bashkon të gjithë shqiptarët anë e kënd botës pa asnjë dallim. Sot Shqipëria feston 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe nisjen e rrugëtimit si një shtet më vete, i shkëputur nga Perandoria Osmane. Kjo datë shënon dy ngjarje historike: shpalljen e pavarësisë më 1912 dhe çlirimin e Krujës nga Skënderbeu më 1443.

Të dyja këto ngjarje kanë të bëjnë me ngritjen e flamurit të arbrit, ndaj edhe 28 Nëntori quhet ndryshe Festa e Flamurit.

28 Nëntori festohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, shumica absolute e popullsisë të së cilës është etnikisht shqiptare. Kjo ditë festohet edhe në trojet shqiptare në Maqedoni e në Malin e Zi.

Shpallja e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali u deklarua në Kuvendin e Vlorës ku morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare në Ballkan. Menjëherë pas saj, Asambleja formoi qeverinë e parë të pavarur, të kryesuar nga Ismail Qemali, si dhe Këshillin e të Urtëve të njohur ndryshe edhe si Pleqësia.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Shqipërisë dhe përcaktimi i kufijve shtetërorë të saj u bë në përfundim të Luftës Ballkanike, në Konferencën e Londrës, gjatë së cilës, për fat të keq, u kënaqën shumë nga synimet copëtuese dhe aneksuese ndaj trevave shqiptare të fqinjëve sllavo-grekë.

Gjithsesi, njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur e sovran nga ana e Fuqive të Mëdha dhe dora-dorës, edhe nga shtete të tjerë, ishte një akt me rëndësi jetike për popullin dhe kombin shqiptar. Kjo ngjarje shënoi menjëherë një linjë demarkacioni në historinë shqiptare. Ajo ishte fryt i emancipimit të shqiptarëve si komb dhe i përpjekjeve të pareshtura të tyre për të qëndruar të lidhur me familjen europiane të kombeve të emancipuar.

Të këshilluara

LSDM pranon dorëheqjen e Zoran Zaev

Këshilli ekzekutiv i LSDM ka pranuar dorëheqjen e kryetarit të saj të deritanishëm, Zoran Zaev dhe ka vendosur që partia e tyre të shkojë në zgjedhje të jashtëz...

11:13

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI