Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Misteri i vrasjeve në Deçan/ Ende pa shpjegim breshëria e plumbave drejt autobusit me të rinj

Lapsi.al 27 November 2021
Misteri i vrasjeve në Deçan/ Ende pa shpjegim breshëria e

Nuk japin asnjë shkak për vrasjen e tre personave në fshatin Kllogjan të Deçanit, por autoritetet e Kosovës përjashtojnë çdo mundësi që kjo të konsiderohet një akt terrorist. Për mediat që kërkojnë shpjegim, thonë se kanë dy apo tre pista hetimi për breshëritë e plumbave të Kallashnikovit që i mori jetën dy të rinjve, Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj dhe shoferit të autobusit, Gani Gjokaj.

Të afërm të viktimave kanë treguar se breshëritë nisën sapo autobusi po hynte në fshat, aty ku shpejtësia e mjetit ishte më e vogël. Përshkruajnë një person me maskë dhe të armatosur që është zhdukur pas ngjarjes. Një prej dëshmitarëve që ka qenë në autobus në momentin kur ka ndodhur sulmi, ka thënë për mediat në Kosovë se sulmi u krye nga një person i maskuar.

“Jemi kon tu ec me autobus. Edhe na ka dalë një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar me gjuajt drejtë neve. Gjithçka ka ndodh shumë shpejt”, ka thënë ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dha një prononcim të përgjithshëm për mediat, duke mos zbuluar asgjë konkrete.

“Aktualisht mund të flasim për një sistem të dy, përkatësisht tri pistave të mundshme të hetimit dhe të gjitha informacionet që jemi duke i mbledhur, por edhe provat materiale nga vendi i ngjarjes çojnë në këtë drejtim. Po flasim për një person, por me mundësi të ndërlidhjes edhe me persona të tjerë, që nënkupton se mund të ketë më shumë se një të dyshuar. Në kuptimin e qarkullimit të personit, janë duke u ekzaminuar prova teknike të ndryshme, të cilat do të na tregojnë saktë se prej nga ka ardhur, ku ka qëndruar dhe nga ka shkuar”, tha Mehmeti.

Gjithsesi ai mohoi se ngjarja të ketë lidhje me një akt terrorist, kur u shpreh “deri në këto momente që ne po flasim, ne nuk e kemi asnjë të dhënë, asnjë provë, asnjë informacion që shkon nga akti terrorist apo nga akti që ndërlidhet me çështje religjioze”.

Për ngjarjen ka pasur reagim të menjëherëshëm nga krerët e shtetit në Kosovë dhe në Shqipëri.

Lexo edhe: Mbi 1,500 persona në spital, hetimet për helmimet nga uji në Deçan

Misteri shtohet nëse rikthehet në vëmëndje ngjarja që ndodhi në muajin Korrik në Deçan, kur rreth 1 mijë e 500 banorë të komunës u paraqitën në spital me simptoma helmimi.

Një nga pistat e hetimit ishte edhe helmimi i qëllimshëm i ujit nga sy shtetas serbë, që kishin lëvizur pranë ujësjellësit të Deçanit./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI