Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Vrau 8-vjeçarin Mateo, i vihet flaka shtëpisë së Klodian Çalamanit

Lapsi.al 26 November 2021
Vrau 8-vjeçarin Mateo, i vihet flaka shtëpisë së Klodian

 Policia e Fierit ka informuar se ka marrë flakë dhe është djegur shtëpia e Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes së djalit 8-vjeçar, Mateo Vasiut. Sipas bluve, banesa është djegur pjesërisht, teksa po hetohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

“Në fshatin Greçalli, fier, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit K.Ç., 39 vjeç. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, -njofton policia.

Kujtojmë se në oborrin e kësaj banese u gjet i groposur dhe i mbuluar me baltë trupi i pajetë i 8-vjeçarit, Mateo Vasiu, i cili u vra nga 39-vjeçari Klodian Çalamani. Ky i fundit jetonte i vetëm në banesën që kishte vetëm një dhomë. 39-vjeçari jetonte në kushte të këqija dhe herë pas herë ndihmohej edhe nga familjarët e 8-vjeçarit. Banesa e Klodian Çalamanit ndodhet shumë pranë banesës ku jetonte me familjen e tij Mateo i vogël, i cili u vra nga 39-vjeçari 10 ditë më parë.

Të këshilluara

Sekuestrohen 53 kg marijuanë në Igumenicë

Pas një operacioni të zhvilluar në Igumenicë nga policia greke, në kufirin greko-shqiptar janë sekuestruar 53 kg marijuanë. Mësohet se në vijim të këtij op...

14:00

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI