Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

U hodh nga pallati me fëmijën/ Fqinjët: Prindërit po e kërkonin, vajza ishte në depresion

Lapsi.al 26 November 2021
U hodh nga pallati me fëmijën/ Fqinjët: Prindërit po e

Një tjetër banore, e lagjes “Pavarësia 2”, në Vlorë, ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë, ku një 34-vjeçare u hodh nga pallati bashkë me fëmijën 1 vjeç. Fqinja ka treguar se kishte takuar nënën e 34-vjeçares një ditë më parë. Sipas saj nëna e viktimës i kishte thënë se e bija ishte sëmurë dhe kishte kriza nervore. Banorja tregon po ashtu se 34-vjeçarja së bashku me prindërit jetonin në Tiranë, dhe se ajo ishte e divorcuar prej rreth 8 muajsh.

“Vajzë shumë e mirë, ça të themi. Jetonin në Tiranë të gjithë. Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë. Ishte e martuar, kishte 7-8 muaj e ndarë. Kishte një djalë. I kishte thënë të ëmës dje që dua të vete në Vlorë. Erdhën këtu, takova dhe unë të ëmën dje dhe më tha kam Pamelën sëmurë. “Çfarë ka”, e pyeta unë. “Krizë nervore”, më tha. I thashë merri ilaçe çupës dhe mos e lë vetëm. Sot erdhi më trokiti dhe më pyeti nëse e kisha parë Pamelën me djalin. Dola me vrap nga hyrja nga ballkoni se mos hidhej, se e mora me mend çfarë mund të ndodhte.

Dje erdhi në Vlorë, kishte rreth 1 muaj që kishte probleme mendore. Ata po e kërkonin, ajo kishte dalë më përpara”, tha banorja e lagjes.

Të këshilluara

Sekuestrohen 53 kg marijuanë në Igumenicë

Pas një operacioni të zhvilluar në Igumenicë nga policia greke, në kufirin greko-shqiptar janë sekuestruar 53 kg marijuanë. Mësohet se në vijim të këtij op...

14:00

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI