Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Tentoi t'i merrte me forcë makinën një qytetari, kapet 34-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 26 November 2021
Tentoi t'i merrte me forcë makinën një qytetari, kapet

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për dy vepra të ndryshme penale është vënë në prangat e policisë këtë të premte.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale S.S. është arrestuar pasi ka qenë i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe për marrjen me forcë të makinës së një tjetër shtetasi.

Ky shtetas dyshohet se në datën 03.11.2021, në bashkëpunim me shtetasin S. J., i ndaluar më herët nga Policia, kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin në kërkim S. S., 34 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 16.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se në datën 03.11.2021, në bashkëpunim me shtetasin S. J., i ndaluar më herët nga Policia, kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët një lokal në Elbasan

Një lokal është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”. Burime zyrtare nga policia bënë ...

08:19

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI