Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rama: Kemi nisur studim fizibiliteti për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

Lapsi.al 26 November 2021
Rama: Kemi nisur studim fizibiliteti për ndërtimin e hekurudhës

Sot në Elbasan janë takuar krerët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama është shprehur se kanë nisur hapat për arritjen e një tregu të përbashkët mes 2 vendeve.

Po ashtu, Rama tha se dy qeveritë kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për nisjen e një studimi fizbiliteti për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

“Krijojmë kushte shumë më të favorshme për të dyja anët e kufirit për aksesin në tregun e punës, dhe një tjetër hap për një treg të përbashkët, ku shqiptarët mund të studiojnë, punojnë dhe pastaj të dalin në pension pavarësisht vendit gjeografik ku është. Njohja e sigurimeve shoqërore jep një mesazh të plotë për lirinë e ccdo shqiptari për të jetuar e punuar në të anët e kufirit. Të diplomuarit e universiteteve tona shumë shpejt do të kenë njohje automatike diplomash. Hiqet menjëherë një procedurë burokratike e mbuluar me shkresa. Bashkëpunimi  për jetësimit të integrimit në BE për të kualifikuar projekte të financuara nga plani i investimeve të BE për projektet që prekin të dy vendet. Pas nisjes punës për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës tashëm kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për nisjen e një studimi fizibiliteti për hekurudhën Durrës-Prishtinë, është ëndërr e kahershme, sot ne jemi më të lehtësuar se hedhim një hap konkret dhe nga ana tjetër jemi të bindur se në varësi të cilësisë së këtij studimi do të prezantojmë bashkërisht këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani evropian i investimeve”, tha Rama.

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët një lokal në Elbasan

Një lokal është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”. Burime zyrtare nga policia bënë ...

08:19

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI