Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Parada e Albinit me Gjergj Lucën përçan Vetëvendosjen

Lapsi.al 26 November 2021
Parada e Albinit me Gjergj Lucën përçan Vetëvendosjen

Parakalimi i Albin Kurtit përkrah Edi Ramës dhe biznesmenit Gjergj Luca duket se ka krijuar përçarje në radhët e Vetëvendosjes. Sot pas takimit mes dy qeverive dy kryeministrat kanë shtëtitur në sarajet e Lucës duke parë investimet e tij në periferi të Elbasanit. Këtë video (shiko poshtë) e shpërndau vetë Edi Rama në Facebook. Ajo fillon me thirrjen e Ramës: "O Albin hajde se po të pret Gjergji". Dhe Kurti i bashkohet shefit të qeverisë dhe biznesmenit i cili i flet Ramës me një gjuhë shumë jo formale: "me le o vlla me fol tani".

Parada e dy kryeministrave me pronarin e kompleksit u mbyll me fjalet e ketij te fundit: "Une jam anetari me i ri i Vetevendosjes".

Por ky marshim i kreut të Vetëvendosjes përprah pushtetit të parasë e çuditur ish kreun e kësaj lëvizjeje për Shqipërinë, Boiken Abazi i cili habitet se puna ka arritur deri në pikën që një oligark të dojë të bëhet pjestar i Vetëvendosjes.

"Gjergj Luca, oligarku monopolist paska thënë sot se po anëtarësohet në Lëvizjen VETËVENDOSJE, pas turit që Rama i bëri Kurtit në "kështjellën" e Lucës në Elbasan. Tani ka mbetur pa u anëtarësuar në Lëvizje edhe Çet Kastrati dhe Samir Mane (vide poshte) dhe plotësohet mozaiku. Por mbase Rama nuk ia kishte shpjeguar Kurtit se si e ka ngritur Luca perandorinë e tij, e mbase as nuk i ka treguar se si Luca na ofendonte të gjithëve, bashkë me Kurtin, para shumë pak kohësh, e si i shfrytëzon punëtorët e i detyron të votojnë për Ramën. Por, si i thonë fjalës, paraja e hedh ujin përpjetë, e jo më "bindjet" e Lucës, që tani e sheh Kurtin si €€€"-ka shkruar ai.

©Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=sMz-PrA_KAk

Të këshilluara

Sekuestrohen 53 kg marijuanë në Igumenicë

Pas një operacioni të zhvilluar në Igumenicë nga policia greke, në kufirin greko-shqiptar janë sekuestruar 53 kg marijuanë. Mësohet se në vijim të këtij op...

14:00

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI