Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Erë dhe reshje shiu, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit për 5 ditë

Lapsi.al 26 November 2021
Erë dhe reshje shiu, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre

Për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut, kapiteneria e Vlorës ka bërë me dije se do të ndalohet lundrimi i të gjithë mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit për 5 ditë.

Ndërkohë anijet e pasagjerëve dhe anijet e tjera lundruese nuk do të kenë kufizime.

“Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  ditët  në  vazhdim  në  datat  26,  27,  28,  29,  30.11.2021  në  drejtimin  Jug-JugLindje  dhe  JugJugPerëndim  në  forcën  4-5bft  brenda  gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7bft                   10-15m/s  deri në  7-8  bft  /  15-20m/s  dhe  lartësi dallge  nga  1.50  deri  3.50  metra.   Eshte ndaluar  dhënia  e  leje-nisjes  e  të  gjitha  mjeteve  të  vogla lundruese ,  anijeve të  peshkimit  që  operojnë jashtë gjirit të Vlorës. Anijet pasagjere dhe anijet e tjera nuk kane kufizime.

Përmisimi  i  situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjiun e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë  mbas  datës  30.11.2021  /  12:00”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët një lokal në Elbasan

Një lokal është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”. Burime zyrtare nga policia bënë ...

08:19

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI