Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Debati për “Ballkanin e Hapur/ Rama: Shqiponja është me dy koka, por me një trup që qëndron drejt

Lapsi.al 26 November 2021
Debati për “Ballkanin e Hapur/ Rama: Shqiponja është me dy

Pas mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka folur për “Ballkanin e Hapur” gjatë konferencë së përbashkët me homologun e tij, Albin Kurti. Kryeqeveritari Rama zgjodhi simbolin kombëtar, shqiponjën e flamurit, për të komentuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kreu i qeverisë theksoi se për këtë nismë Prishtina ka dhe Tiran kanë qëndrime të ndryshme, por ai shtoi se kjo gjë nuk i pengon dy shtetet që të intensifikojnë bashkëpunimin.

“Mendimi i Shqipërisë, mendimi i kësaj qeverie, dhe i imi lidhur me Kosovën dhe Serbinë nuk është as sekret dhe as i panjohur. Unë e kam shprehur që në krye të herës edhe në mes të Beogradit. Në këtë pikë, nuk ka asnjë dilemë. Përsa i përket Ballkanit të Hapur, kemi sigurisht dy qasje të ndryshme, por nga ana tjetër duhet edhe ju edhe të gjithë të mësohen me faktin që të mund të mendojmë njëlloj për të gjitha gjërat, por të mos na pengojë të bëjmë gjërat e duhura në funksion të së ardhmes së dy vendeve. Këto opinione të ndryshme për Ballkanin e Hapur nuk përbëjnë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh. Nëse më lejoni ti referohem shqiponjës me dy koka, është një trup i vetëm ku njëra kokë qëndron nga njëra anë dhe në anën tjetër tjetra, por trupi qëndron drejt. Prandaj mos keni asnjë dyshim që shqiponja me dy koka rrezikon të kapet në befasi nga njëra anë apo tjera. Mendoj se është një vlerë e shtuar në këtë rast në këtë periudhë të historisë sonë, që jemi një shqiponjë me dy koka. Kur të vijë dita që të kemi shqiponjë me një kokë rreziku është që të kafshojmë veten më shumë sesa sot që nuk e kemi këtë luks as këtë qëllim. Kështu që personalisht jam optimist për zhvillimin e marrëdhënieve tona. Për Ballkanin e Hapur është një debat i hapur mes meje dhe Albinit dhe mos prisni kurrë që mes meje dhe Albinit debatet të jenë të mbyllura të gjitha, sepse i bie që ne të ndryshojmë emrat dhe të mos jemi ata që jemi” tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI