Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

2 vjet nga tërmeti tragjik, Rama: U ngritëm më të fortë nga kjo tragjedi

Lapsi.al 26 November 2021
2 vjet nga tërmeti tragjik, Rama: U ngritëm më të fortë

Shënohet sot 2 vjetori i tërmetit tragjik të 26 nëntorit në vendin tonë që la pas 51 viktima dhe mbi një mijë të plagosur. Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave, duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit. Por në dy vjetorin e kësaj ngjarje tragjike për vendin tonë qeveria ka dorëzuar edhe banesat për dhjetëra familje. Ndërsa prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për 7 zyrtarë të vënë nën akuzë lidhur me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama një ditë më parë vizitoi lagjen e re të Thumanës, ku pa nga afër punimet e fundit në kompleksin e apartamenteve, ndërsa sot e kujton në rrjetet sociale. Ai thotë se kjo tragjedi na ka bërë më të fortë ndërsa ndihet i lehtësuar që mijëra familje sot janë më mirë sesa para tërmetit.

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët një lokal në Elbasan

Një lokal është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”. Burime zyrtare nga policia bënë ...

08:19

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI