Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Transportonin emigrantë në drejtim të Kosovës, arrestohen 7 persona në Kukës

Lapsi.al 25 November 2021
Transportonin emigrantë në drejtim të Kosovës, arrestohen 7

Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Kukësit pasi janë kapur duke transportuar me makina të ndryshme emigrantë të paligjshëm në drejtim të Kosovës kundrejt fitimit. Në pranga janë vënë A. V., 21 vjeç, T. H., 24 vjeç, J. H., 31 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, D. D., 18 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe F. D., 18 vjeç, banues në Kukës.

Ndërkohë në lidhje me të njëjtën vepër penale po hetohet në gjendje të lirë M. Gj., 53 vjeç, banues në  fshatin Gziq, Mirditë. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

"Vijon operacioni policor i koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës.  Goditen 7 raste të tjera të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.  Vihen në pranga 7 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Morina”, si dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Kukës, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, goditën 7 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

 Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. V., 21 vjeç, T. H., 24 vjeç, J. H., 31 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, D. D., 18 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe F. D., 18 vjeç, banues në Kukës.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. Gj., 53 vjeç, banues në  fshatin Gziq, Mirditë.

Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjete të ndryshme, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjetet që përdoreshin për të transportuar emigrantët. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI