Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Mashtruan shtetasit e huaj me “Forex”, arrestohet në Shkodër 21-vjeçarja

Lapsi.al 25 November 2021
Mashtruan shtetasit e huaj me “Forex”, arrestohet në

Një 21 vjeçare e shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik dhe fshehje të ardhurash.

E reja me iniciale A.S. ishte shpallur në kërkim pasi në vendimin e 21 nëntorit ku gjykata dha vendimin për 8 të arrestuarit kishte dhënë vendimin arrest me burg për të renë.

“Vijon operacioni policor i koduar ‘‘North Forex“.

Kapet dhe ndalohet 1 shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e mara në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetases në kërkim A. S., 21 vjeçe, banuese në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 21.11.2021, i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e” sigursë ‘‘Arrest në burg“, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave””, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI