Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Basha akuzon: "Berisha më tha se para vetes nuk vë PD-në"

Lapsi.al 25 November 2021
Basha akuzon: "Berisha më tha se para vetes nuk vë

Lulzim Basha ka hedhur sot akuza të forta kundër Berishës duke deklaruar se ai vë intersin e tij mbi atë të PD-së. I ftuar në emisionin “Open“, Basha ka zbuluar një bisedë me ish-kryeministrin Berisha pas shpalljes së tij non-grata. Sipas kryedemokratit, Berisha i ka thënë se përpara vetes nuk e vendos PD-në dhe as demokratët.

“Guxoj të them, pa ju larguar modestisë, nuk ka pasur njeri tjetër që të arrinte nga ultimatumi i distancimit të Berishës nga parlamenti dhe partia, tek pezullimi nga grupi parlamentar si një zgjidhje. Ajo që ka rëndësi është se PD nuk u përça për shkakun tim. Sali Berisha e di fare mirë pasi ja kam thënë në sy dhe ma ka thënë në sy. Më ka thënë në sy që përpara vetes nuk vendos as PD dhe as demokratët dhe i kam thënë në sy që do marr vendimet e mia si kryetar i PD. Përgjigja e tij ka qenë se ti merr vendimet e tuaja unë marr vendimet e mia“ – tha Basha duke evokuar bisedën mes tyre se si do të silleshin pas vendimit te shpalljes non grata.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI