Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Agjencia për Donacionet/ Reagon Basha pas emërimit: I varët mëlçitë në qafë Ilir Beqajt

Lapsi.al 25 November 2021
Agjencia për Donacionet/ Reagon Basha pas emërimit: I varët

Nga foltorja e Kuvendit kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideroi buxhetin 2022 si të klientëve të qeverisë dhe jo të qytetarëve. Ndër të tjera, kryedemokrati komentoi edhe  emërimin e Ilir Beqajt, në krye të agjencisë të Donacioneve. Basha ka krahasuar emërimin e Beqaj me 'një ujk që i varen në qafë mëlçitë'.

“Ky nuk është buxheti i qytetarëve por i pushtetarëve e të cilin kenë ngritur një model putinist që bazohet  mbi kontrollin që nuk prodhon mirëqenie. Keni marrë borxh më shumë se të gjitha qeveritë e marra së bashku, sërish nuk keni arritur të prodhimin mirëqenie, po plakni shoqërinë me shpejtësi marramendëse, vendi është shpopulluar, mendjen e keni vetëm te PPP.  I keni varur mëlçitë në qafe ujkut, ia varët Ilir Beqajt, të Check Up-it dhe PPP-ve”, tha Basha.

Kujtojmë që dje Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi konfirmoi në krye të Agjencisë së Donatorëve Ilir Beqaj-n, i cili do të koordinojë fondet dhe donacionet që i vijnë Shqipërisë nga aleatët.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI