Flash

Padia ndaj Veliajt, Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Lapsi.al 24 November 2021
Padia ndaj Veliajt, Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme për seancën e padisë së bërë kundrejt kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Me kalimin e shqyrtimit të padisë penale për shpifje nga Gjykata e Tiranës në GJKKO, Basha ka refuzuar të pajtohet dhe gjyqi për kallëzimin penal për shpifje ndaj Veliaj ka vazhduar, pavarësisht vonesave të krijuara nga pala e paditur apo mungesa e trupës gjykuese. Pas ndryshimit të gjyqtares që kishte në dorë padinë penale të Bashës ndaj Veliaj, kreu i PD-së  ka shkuar në seancë për të shmangur pezullimin e çështjes pas ndryshimit të gjyqtares, për të çuar kështu deri në fund përballjen me Erion Veliaj, të cilin e akuzon për shpifje.

Katër muaj më parë, Gjykata e Lartë njoftoi se GJKKO është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një zyrtarëve të lartë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin tonë, KU në Luginat e lumenjëve do ketë prezencë të dukshme të mjegullës. Orët...

07:51

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI