Flash

Dhunë në familje në Bulqizë, 45-vjeçari dhunon dhe kërcënon gruan në sy të fëmijëve

Lapsi.al 24 November 2021
Dhunë në familje në Bulqizë, 45-vjeçari dhunon dhe

Një 45-vjeçar në Bulqizë është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar të shoqen dhe në sy të dy fëmijëve të tyre të mitur e ka kërcënuar për jetën. Policia bën me dije se materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

“Ushtroi dhunë fizike dhe kërcënoi për jetën bashkëshorten e tij, vihet në pranga 45 vjeçari.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.K., 45 vjeç, banues në Shupenzë, pasi në banesë në prezencë dhe të fëmijëve të tij të mitur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kërcënuar për jetën.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia. 

Të këshilluara

PD prezanton planin e hetimit për zgjedhjet

Partia Demokratike ka prezantuar planin e hetimit për zgjedhjet. Gjithashtu PD njofton se brenda një muaji do të thirren dëshmitarë drejtues më të lartë të q...

11:23

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI