Flash

Berat/ Procedohet penalisht për korrupsion një mjeke gjinekologe

Lapsi.al 24 November 2021
Berat/ Procedohet penalisht për korrupsion një mjeke gjinekologe

Një mjeke gjinekologe  në spitalin rajonal të Beratit është proceduar penalisht pasi është zbuluar se i merrte para pacientëve.

Mjekja gjinekologe E.Sh gjatë gjatë kryerjes së vizitave dhe operacioneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.

Uniformat blu gjithashtu bëjnë me dije se u procedua penalisht edhe shtetasja M.G,  e cila i ofroi një shumë parash mjekes për të kryer operacionin për kunatën me  qëllim lindjen e fëmijës.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumetimin e plotë ligjor.

 

 

"Procedohet penalisht një mjeke gjinekologe e Spitalit Rajonal Berat për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Procedohet penalisht edhe një shtetase për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne funksione publike”

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, pas nje hetimi 5 mujor, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkallës së Parë Berat, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të përfitimit në menyrë të parregullt në disa raste të vlerave monetare nga mjekja  gjinekologe E.Sh, pranë Spitalit Rajonal Berat.

Nga hetimit rezultoi se kjo mjeke gjatë kryerjes së vizitave dhe operacjoneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasja M.G,  e cila i ofroi një shumë parash mjekes për të kryer operacionin për kunatën me  qëllim lindjen e fëmijës.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumetimin e plotë ligjor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtjeshme për veprat penale  “Shpërdorimi i detyres”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe  “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”", njofton policia.

Të këshilluara

PD prezanton planin e hetimit për zgjedhjet

Partia Demokratike ka prezantuar planin e hetimit për zgjedhjet. Gjithashtu PD njofton se brenda një muaji do të thirren dëshmitarë drejtues më të lartë të q...

11:23

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI