Flash

Përfshihet nga flakët një apartament në Tiranë, zjarrfikëset në vendngjarje

Lapsi.al 23 November 2021
Përfshihet nga flakët një apartament në Tiranë,

Është përfshirë nga flakët kati i parë i një pallati në vendin e quajtur “Te Katrori”, në Allias”.

Raportohet se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Nga ana tjetër, po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

"Me datë 23.11.2021, rreth orës 07:58 në Allias, në vendin e quajtur “Te Katrori”, ka rënë zjarr në katin e katërt të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë vranësira dhe shira të pakët në veri dhe qëndër por rrebeshe shiu do ...

07:52

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI