Flash

GJKKO pushon çështjen/ Dvorani: Ka ikur koha e gjyqeve popullore

Lapsi.al 23 November 2021
GJKKO pushon çështjen/ Dvorani: Ka ikur koha e gjyqeve popullore

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur këtë të martë në seancën e zhvilluar pushimin e çështjes për ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, pas padisë së presidentit Ilir Meta. Në një prononcim për mediat para dyerve të gjykatës, Dvorani tha se nuk ka përplasje me asnjë institucion dhe se ushtron detyrën si gjyqtar.

“Janë institucionet ato që vendosin. Koha e gjyqeve popullore i përkasin një regjimi të kaluar. Gjyqet nuk bëhen në media,” u shpreh Dvorani.

Çështja është pezulluar gjithashtu edhe për ish-ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në kallëzimin e ish- kreut të shtetit. Kujtojmë se Presidenti i Republikës Ilir Meta paditi Dvoranin në 18 shkurt të 2020-ës për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim të kompetencave”: në rastin e emërimeve për Gjykatën Kushtetuese.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë vranësira dhe shira të pakët në veri dhe qëndër por rrebeshe shiu do ...

07:52

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI