Flash

Asnjë viktimë dhe 15 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Lapsi.al 23 November 2021
Asnjë viktimë dhe 15 raste të reja me Covid-19 në

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar rastet e reja të të infektuarve me COVID-19. Sipas të dhënave, në 24 orëshin e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja të të prekurve me koronavirus.

Gjatë kësaj kohe nuk është raportuar për ndonjë viktimë si pasojë e këtij virusi.

"Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.499 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.607.518 doza të vaksinës.

Deri më sot 757.103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.440 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.719.

Në total numri i rasteve aktive është 330", njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI