Flash

Dhunohej nga bashkëshorti, 22-vjeçarja tenton të vetëvritet me thikë në Korçë

Lapsi.al 21 November 2021
Dhunohej nga bashkëshorti, 22-vjeçarja tenton të

Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq të Korçës, ku një 22-vjeçare tentoi t’i japë fund jetës së saj duke u vetëplagosur me thikë.

Raportohet se veprimi ekstrem i 22-vjeçares ka ardhur në kushte të rënduar psikologjike, pasi bashkëshorti i saj e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht.

Policia ka mundur të arrestoje 34-vjeçarin E.R i cili ushtroi dhunë ndaj 22-vjeçares.

"Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas tentoi të vetëvritej, vihet në pranga 34-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Orman, Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit E. R., 34 vjeç, banues në këtë fshat.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. R., 22 vjeçe, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI