Flash

Tension në gjykatën e Fierit, familjarët e 8-vjeçarit të vrarë hyjnë me dhunë në kërkim të autorit

Lapsi.al 18 November 2021
Tension në gjykatën e Fierit, familjarët e 8-vjeçarit

Momente të tensionuara u regjistruan mëngjesin e së enjtes në Gjykatën e Fierit, teksa pritej të niste seanca për masën e sigurisë për 38-vjeçarin Klodian Çalamani, i akuzuar për vrasjen e të miturit Mateo Vaslliu, dy ditë më parë në Daullas. Familjarët e viktimës kanë kërkuar të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit dhe kanë hyrë me forcë në ambientet e gjykatës për t'u përballur me autorin e këtij krimi të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.

Policia ka tentuar t’i ndalojë, por përplasja ka qenë tepër e fortë dhe kanë ndërhyrë dhe njerëz të tjerë që ishin të pranishëm në gjykatë për të qetësuar situatën dhe nxjerrë familjarët e Mateos jashtë. 38-vjeçarin Klodian Çalamani dy ditë më parë e qëlloi me kazmë të miturin dhe tentoi të fshihte trupin në oborrin e banesës, në një nga krimet më të rënda të regjistruara kohët e fundit.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/WhatsApp-Video-2021-11-18-at-11.34.28-AM.mp4"][/video]

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Ulen sërish temperaturat

Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime në të gjithë vendin, por gjatë mesditës shfaqen vranësira të lehta. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja lë me kthjellime p...

07:29

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI