Flash

Qytetarët i bashkohen familjarëve të Mateos në Gjykatë: Këtu nuk ka shtet, s'kemi siguri për jetën

Lapsi.al 18 November 2021
Qytetarët i bashkohen familjarëve të Mateos në Gjykatë:

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot para gjykatës së Fierit duke iu dhënë mbështetje familjarëve të Mateos së vogël, i cili u vra nga fqinji i tij Klodian Çalamani. Qytetarët kërkojnë dënim me varje duke thënë se nuk kanë asnjë siguri për jetën.

“Po më qan zemra, kemi nipër e mbesa. Do na bëhet hataja. Është gjynah nga zoti, ça bën ky shtet?! S’kemi siguri për jetën. Unë si nënë do e heq zvarrë. Fëmijët po i rrisim për t’i gëzuar dhe jo për të na i vrarë. Ne i shoqërojmë nipër e mbesa në shkollë dhe në kopsht. Kemi frikë. Ai të varet prej gjuhe në mes të Fierit si ata të Libofshës.”, tha një zonjë.

Sot pritet që të jepet masa e sigurisë për autorin, Klodian Çalamanit, teksa familjarët e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu kanë tentuar të hyjë me forcë në Gjykatë pasi duan të jenë të pranishëm në seancë, e parashikuar të niste në orën 10:30. Ndërkaq, situata është tensionuar sërish pasi familjarët dhe të afërmit e viktimës kanë dyshime se autorit mund të jetë sjellë nga një hyrje tjetër e gjykatës.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Ulen sërish temperaturat

Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime në të gjithë vendin, por gjatë mesditës shfaqen vranësira të lehta. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja lë me kthjellime p...

07:29

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI