Flash

Transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, procedohen dy persona në Berat

Lapsi.al 16 November 2021
Transportonin lëndë drusore të prerë në

Policia e Beratit ka goditur dy raste të tjera të prerjes së paligjshme të pyjeve duke proceduar penalisht 2 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit M.H., 46 vjeç, banues në fshatin Velmish, Berat dhe A.Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Gjoroven, Berat, pasi u kapën duke transportuar me mjetet e tyre lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumentacion përkatës.

Drejtoria e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, dëmtim të zonave të mbrojtura, ndotje të ajrit apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Berat fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Ultësira perëndimore dhe zonat e ulëta paraqiten me mot të kthjellët gjatë paradites por vranësira të herë pas hershme do ketë në zonat malore. Sipas MetoAlb, n...

07:36

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI