Flash

Kirurgu shqiptar në SHBA emërohet ministër Shëndetësie në Kosovë

Lapsi.al 16 November 2021
Kirurgu shqiptar në SHBA emërohet ministër Shëndetësie

Kirurgu shqiptar në Amerikë, Rifat Latifi, do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë në Kosovë. Ky lajm u njoftua nga kryeministri Albin Kurti përmes një konferencë për shtyp. Latifi do të zëvendësojë në këtë detyrë Arben Vitinë, i cili hoqi dorë nga drejtimi i ministrisë për shkak se garoi nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prishtinës. Megjithatë rezultatet finale e shpallën humbës përballë rivalit të LDK, Përparim Rama.

Kurti tha se Latifi ka ardhur nga SHBA-ja për të marrë detyrën e kreut të shëndetësisë, në këtë moment të vështirë kur e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit. Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar në universitete dhe qendra spitalore me emër nëpër Amerikë, si Texas, Filadelfia, Nju- Jork, Doha. Aktualisht, është profesor i kirurgjisë dhe president i Kolegjit të Kirurgëve Amerikan për shtetin e Arizonës.

 

Të këshilluara

Gjendet një person i pajetë në Sarandë

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjashtë, të bashkisë Sarandë. Nga hetimet e para identifikohet se personi është Spiro Denjeli, 77 ...

10:48

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI