Flash

Masat e reja në Maqedoninë e Veriut, nga sot qytetarët futen në lokal me certifikatë vaksinimi

Lapsi.al 15 November 2021
Masat e reja në Maqedoninë e Veriut, nga sot qytetarët futen

Një masë shtesë nga dita e sotme do të hyjë në fuqi me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Duke filluar nga dita e sotme, prania në ambientet e mbyllura publike dhe private do të lejohet vetëm për ata që janë vaksinuar me dy doza.

Ndonëse vendi ndodhet në javën e dytë të valës së re, Komisioni për Sëmundje Infektive ditë më parë nuk rekomandoi masa të reja kufizuese, por Ministria e Shëndetësisë dje vetëm se ngushtoi rrugët e të pa vaksinuarve.

“Ministria e Shëndetësisë informon se duke filluar nga 15 nëntori 2021 për të hyrë në objekte të mbyllura është e nevojshme të keni certifikatë për imunizim të plotë, përkatësisht të tregoni dokumentin se keni marrë dy doza të vaksinave kundër virusit korona. Ose duhet të posedoni vërtetim që dëshmon se keni kaluar infeksionin me CoVid-19 në 45 ditët e fundit, duke filluar nga dita e parë e shërimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Vijon ndikimi i vranësirave të dendura mbi republikën e Shqipërisë duke sjellë herë pas here zhvillim të tyre shoqëruar me shira afatshkurtër, nuk do të mungojn...

07:41

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI