Flash

Enkelejd Joti zgjidhet drejtori i ri i Radio Televizionit Shqiptar

Lapsi.al 15 November 2021
Enkelejd Joti zgjidhet drejtori i ri i Radio Televizionit Shqiptar

Enkelejd Joti është zgjedhur drejtori i ri i Radio Televizionit Shqiptar. Me anë të një votimi të fshehtë, Joti mori shumicën e cilësuar të votave nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues. Ky vendim erdhi pasi më herët u dëgjuan në séancë publike katër kandidatët që ishin paraqitur si pretendente për këtë detyrë publike. Kandidatët në garë: Enkelejdi Joti, Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi, paraqiten para anëtarëve të Këshillit Drejtues në mënyrë të detajur platformat e tyre dhe më pas u krye procedura e votimit.

Më herët Enkelejd Joti ka mbajtur pozicionin e drejtorit të përgjithshëm i televizionit Top Channel për 10 vite. Më pas ai u emërua nëndrejtor i përgjithshëm pranë RTSH-së dhe së fundmi mbante pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI