Flash

Buxheti 2022/ Rama: Brenda dhjetorit të gjitha shërbimet do të jenë online

Lapsi.al 15 November 2021
Buxheti 2022/ Rama: Brenda dhjetorit të gjitha shërbimet do të

Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot në seancë plenare projektligjin “Për buxhetin e vitit 2022”, i cili parashikon të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se të gjitha aplikimet për dokumente dhe shërbime të tjera, qytetarët do të mund t’i marrin ‘online’ brenda 31 dhjetorit. Kreu i qeverisë po ashtu shtoi se të gjithë shtetasit mund të denoncojnë për ndërtime pa leje, ndotjen e mjedisit dhe probleme të tjera që konstatojnë në terren.

"Mbrojtja inteligjente e territorit dhe e sigurisë publike hyn në një fazë tjetër, qoftë me sigurimin e satelitëve dhe dronëve inteligjentë, që do na japin të dhënë të besueshme reale ndaj ngjarjeve kriminale të mjedisit në territor që nga mbetjet tek ndërtimet pa leje dhe aspekte që ka të bëjnë më bujqësinë, hektar e kultivuar, me energjinë, burimet hidrike , zjarret dhe pa lënë mënjanë edhe luftën kundër krimit të identifikimit dhe ndjekjes së kiminelave", tha Rama.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Vijon ndikimi i vranësirave të dendura mbi republikën e Shqipërisë duke sjellë herë pas here zhvillim të tyre shoqëruar me shira afatshkurtër, nuk do të mungojn...

07:41

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI