Flash

Basha: Vettingu në politikë rrëzon murin e korrupsionit, i hap rrugë Shqipërisë drejt BE-së

Lapsi.al 14 November 2021
Basha: Vettingu në politikë rrëzon murin e korrupsionit, i hap

Kreu i PD-së Lulzim Basha përsërit qëndrimin e tij për vettingun në politikë. Basha shkruan mëngjesin e sotëm në “Twitter” se Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet.

Ai thekson më tej se rrëzimi i murit të korrupsionit do t’i hapë vendit rrugën drejt BE-së.

“Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cenon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së. #vettingnëpolitikë”, shkruan Basha.

Të këshilluara

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë

Ditën e sotme, 1.260,571 votues pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave në Kosovë. Në 21 komuna janë 42 kandidatë që g...

08:24

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI