Flash

U shpall në kërkim nga SPAK, reagon Rezart Taçi

Lapsi.al 12 November 2021
U shpall në kërkim nga SPAK, reagon Rezart Taçi

Biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, pas publikimit të lajmit se ka një urdhër arresti për të mbi akuza për pastrim parash, ka reaguar menjëherë duke i cilësuar ato tërësisht të pabaza dhe të pakuptueshme.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë” tha ai.

Mbi lidhjen që pretendohet në shkresën nga SPAK se ai ka me biznesmenin italian Francesco Zummo, sipërmarrësi ka thënë se ai as nuk e njeh 90-vjeçarin dhe nuk e ka idenë se kush ai është.

Ndërsa, mbi vendimin, ai deklaroi se do ta ankimojë menjëherë dhe ka vënë në lëvizje avokatët e tij për këtë çështje.

Ai ka theksuar se nuk ndodhet në Shqipëri personalisht, por hapat e mëtejshëm do t’i ndjekin përfaqësuesit e tij ligjorë./Albanianpost.com

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime në gjysmën perëndimore të Shqipërisë, por gjysma lindore do ketë vranësira të lehta, të cilat...

07:39

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI