Flash

Pas përplasjeve të dhunshme në protestën e Lushnjes, policia fillon shoqërimet e para

Lapsi.al 12 November 2021
Pas përplasjeve të dhunshme në protestën e Lushnjes, policia

Pas mbylljes së protestës së fermerëve të Lushnjës kundër projektbuxhetit të qeverisë për bujqësinë, policia ka filluar shoqërimet e para. Mësohet se 15 persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes. Mes të shoqëruarëve është dhe Eduard Sharka, kryetari i sindikatës së fermerëve. Në shenjë sensibilizimi me fermerët e arrestuar, dhjetra të tjerë janë grumbulluar në ambientet jashtë komisariatit, dhe presin lirimin e kolegëve të tyre.

Gjatë paradites së sotme, qindra fermerë dolën në protestë për shkak të pakënaqësive të tyre në lidhje me paketën fiskale të vitit të ardhshëm për bujqësinë. Gjatë protestës ka patur edhe përplasje të dhunshme me policinë, për shkak të bllokimit të aksit kryesor që lidh Tiranën me jugun e vendit.

 

 

Të këshilluara

KE rrit parashikimin për ekonominë shqiptare

Komisioni Europian në parashikimin e vjeshtës ka përmirësuar pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke e çuar në 6.9%, nga 4.1% që ishte vlerësimi ...

12:26

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI