Flash

Mbledhja e firmave/ Bardhi: Në 11 dhjetor mund të ketë miting, por jo Kuvend Kombëtar

Lapsi.al 12 November 2021
Mbledhja e firmave/ Bardhi: Në 11 dhjetor mund të ketë miting,

Në një prononcim për mediat nga selia e Partisë Demokratike, sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi tha se në datën 11 dhjetor mund të mbahet një miting partiak, por jo një Kuvend Kombëtar, pasi sipas tij Berisha nuk ka mbledhur dot as ¼ e firmave që duhen nga delegatët për të thirrur Kuvendin. I dyti i PD-së tha edhe se ajo që po bëjnë mbështetësit e Berishës është tallje me demokratët. Bardhi vijoi duke thënë se Kuvendi do të mblidhet vetëm nëse protokollohen firmat dhe vërtetohen që janë të delegatëve. Por ai tha se mbështetësit e Berishës po veprojnë në ilegalitet të plotë duke tentuar ta kthejnë PD në një celulë.

" Mund të ketë në datën 11 një miting por kuvend kombëtar të PD-së ka kur atë e thërret kryesia e partisë, ¼ të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, ose ¼ e anëtarëve të partisë”, tha Bardhi.

Të këshilluara

KE rrit parashikimin për ekonominë shqiptare

Komisioni Europian në parashikimin e vjeshtës ka përmirësuar pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke e çuar në 6.9%, nga 4.1% që ishte vlerësimi ...

12:26

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI