Flash

Gjykata e Posaçme cakton 110 vite burg për 15 të arrestuarit nga 4 grupet kriminale

Lapsi.al 11 November 2021
Gjykata e Posaçme cakton 110 vite burg për 15 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dhënë vendimin për 15 të arrestuarit nga operacioni policor “Limit” i kryer në shtator të vitit 2019. Këtë të enjte, GJKKO mori vendimin për shtetasit e arrestuar të cilët tashmë do të gjykohen me gjykim të shkurtuar, duke përfituar ulje të 1/3 të dënimit që kishin marrë. Dënimet variojnë nga 3.4 vite deri në 10 vjet. Në operacionin e koduar Limit, ku u shkatërruan 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve. Në total në atë kohë u arrestuan 57 persona.

Policia e Shtetit bëri të ditur atë kohë se aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin. Lënda narkotike trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e tyre të trafikut të drogës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI