Flash

Transportonte emigrantë të paligjshëm me trailer, arrestohet 31-vjeçari në Korçë

Lapsi.al 10 November 2021
Transportonte emigrantë të paligjshëm me trailer, arrestohet

31-vjeçari Oligert Agolli, ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar 83 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.

31-vjeçari u arrestua në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin kamion tip trailer, duke transportuar 83 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1150 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Uniformat blu bëjnë me di se vijon puna për për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

"Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

U kap duke transportuar 83 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. A., 31 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq.

Shtetasi i mësipërm është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin kamion tip trailer, duke transportuar 83 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1150 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim", njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI