Flash

I shpallur në kërkim për kërcënim me armë, arrestohet i riu në Bllatë

Lapsi.al 10 November 2021
I shpallur në kërkim për kërcënim me armë,

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë,  ndaluan shtetasin  D. K., 20 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër,  ka vendosur në mungesë masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”  dhe “Armëmbajtje pa leje”, pasi në muajin mars 2021, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.Gj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI