Flash

Hedhje inertesh në bregdet, policia bllokon 10 kamionë

Lapsi.al 10 November 2021
Hedhje inertesh në bregdet, policia bllokon 10 kamionë

Mbi 10 kamionë janë bllokuar në pikën e triportit deri në verifikim të plotë pas një aksioni të policisë së Vlorës, nën dyshimin për hedhje inertesh në bregdet dhe në zonën e Pyllit të Sodës. Aksioni erdhi pas denoncimit se inerte të shumta po shkarkoheshin në det dhe në Pyllin e Sodës. Pas vizitës së kryeministrit Rama në Vlorë, policia ka nisur kontrollet.

“Vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave janë krime mjedisore dhe polici është përgjegjës që në territorin ku ai vepron t’i identifikojë vendndodhjet e skenave të krimit, por edhe protagonistët e këtyre krimeve. Është e patolerueshme që në Pyllin e Sodës të mbushet një sipërfaqe me 3000 metra katrorë zhavorr dhe policia as të mos shikojë dhe as të mos dëgjojë asgjë”, u shpreh kryeministri ditën e djeshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI