Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

"Stani Digjital"/ Ministrja Krifca 'godet' sërish: Panele diellore për t'ua lehtësuar punën profesionistëve

Lapsi.al 9 November 2021
"Stani Digjital"/ Ministrja Krifca 'godet' sërish:

Vetëm katër ditë pas premtimit për krijimin e “akademisë së barinjve”, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca është zotuar për një tjetër inovacion në fushën e bujqësisë. Këtë të martë, Krifca ka deklaruar se do të dërgohen panele diellore në stane. Ministrja tha se këtë nismë e ka ndërmarrë që në 2018 kur ishte drejtoreshë e AZHBR dhe do të vijojnë ta mbeshtësin sipas saj që t’u lehtësojnë jetën profesionistëve në këtë fushë.

"Të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme apo edhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e tyre dhe të mbështesim sa më shumë këto profesionistë në fushën e vete. Në këtë mënyrë do të ruajmë edhe traditën në fusha të tilla", tha ministrja.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Krifca theksoi se buxheti i 2022 do të jetë një mbështetje e lartë për fermerët. Po ashtu, e para e bujqësisë ka sqaruar deklaratën e bërë pak ditë më parë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku tha se do të hapet një akademi për barinjtë, komunikim ky që shkaktoi një bujë mediatike dhe u pasua me shumë reagime në rrjet. Krifca ka sqaruar se kjo akademi është marrë shembull nga vendet e botës që e aplikojnë si Zvicra, Anglia  apo Spanja dhe se kjo bëhet për të ruajtur traditën në këtë zanat duke afruar sa më shumë të rinjtë jo vetëm në blegtori por edhe në zanatin e fermerëve ët rinj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI