Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Ngritja e komisionit për reformën zgjedhore, grupi parlamentar i PD mblidhet para seancës parlamentare

Lapsi.al 8 November 2021
Ngritja e komisionit për reformën zgjedhore, grupi parlamentar i PD

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet së selinë blu në orën 13:00 ku do të diskutohet lidhur me qëndrimet që do të mbajnë demokratët në seancën e sotme plenare, ku në rend dite është ngritja e komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore. Partia Socialiste është shprehur e gatshme të ngrihet ky komision, që do të adresojë problemet e ngritura nga OSBE/ODIHR në raportin për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Ideja e një reforme të re zgjedhore ka gjetur edhe mbështetjen e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Pas prezantimit të analizës për zgjedhjet parlamentare në qytetin e Korçës, kryekomisionieri deklaroi se sa më shpejt të nisë reforma, aq më mirë do të jetë për të gjitha palët. Në kuadër të kësaj reformeje të re, PD kërkon rikthimin e koalicioneve partiake, duke zhbërë ndryshimet kushtetuese të miratuara më 30 korrik mes PS dhe opozitës parlamentare të atëhershme.

Të këshilluara

Afati i fundit për Lotarinë Amerikane

Në datë 9 Nëntor mbyllet afati për plotësimin e Lotarisë Amerikane. Aplikimet u hapën në datë 6 Tetor dhe do të jenë të hapura deri më 9 nëntor, kështu që qy...

09:18

460 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të dielën ka njoftuar se në vend janë 460 raste aktive me koronavirus. Sipas këtij njoftimi, përgjatë 2...

08:20

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI