Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Durrës/ Arrestohen 2 persona dhe procedohen penalisht 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 8 November 2021
Durrës/ Arrestohen 2 persona dhe procedohen penalisht 2 të tjerë

Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. Gj., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit u arrestua në flagrancë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasi B. S., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen Nr.17, Durrës, u konstatua duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (basteve sportive), me anë të aparatit celular.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit proceduan penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, shtetasin E. M., 18 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në mjetin e tij u gjet një pistoletë sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh proceduan penalisht për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “Mosbërja e shënimeve të detyrueshme”, shtetasin E. K., 46 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ushtruar aktivitetin në subjektin e  tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Afati i fundit për Lotarinë Amerikane

Në datë 9 Nëntor mbyllet afati për plotësimin e Lotarisë Amerikane. Aplikimet u hapën në datë 6 Tetor dhe do të jenë të hapura deri më 9 nëntor, kështu që qy...

09:18

460 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të dielën ka njoftuar se në vend janë 460 raste aktive me koronavirus. Sipas këtij njoftimi, përgjatë 2...

08:20

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI