Flash

I vrarë me plumb në kokë, zbulohet vendi ku u gjet i mbuluar me gurë trupi i biznesmenit Ruzhdi Hoxha (FOTO)

Lapsi.al 6 November 2021
I vrarë me plumb në kokë, zbulohet vendi ku u gjet i mbuluar me

Në foto paraqitet vendi ku u gjet nga shërbimet e Policisë, trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, në Qafë Mollë, Dajt. Lidhur me vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha i cili u gjet i vrarë ditën e sotme në zonën e Qafë-mollës në Dajt, polica thotë se autori i dyshuar është shoku i tij Fredi Rrushi i cili ishte edhe personi i fusnit që e takoi viktimën.

"Si rezulat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës u bë e mundur që në Qafë-Mollë , mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha. Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Ndërkohë, po si rezultat i punës hetimore të kryer nga Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, është bërë e mundur zbardhja e autorësisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi, i arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë , si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të  narkotikëve, është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarje dhe të  kryerjes se procedurave ligjore për ndalimin e autorit  të kësaj ngjarje", njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI