Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Takimi i radhës në Tiranë, Vuçiç zbulon marrëveshjen e rëndësishme që do të firmoset

Lapsi.al 4 November 2021
Takimi i radhës në Tiranë, Vuçiç zbulon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, janë mbledhur në Beograd  për takimin e radhës në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i hapur”.

Gjatë fjalës së tij Presidenti serb Vuçiç ka zbuluar se pas Krishtlindjeve, takimi i radhës do të mbahet në Tiranë. Sipas Vuçiç data e takimit do të jetë mes 26 dhe 28 dhjetor.

Vuçiç zbuloi se në takimin e radhës në Tiranë do të firmose marrëveshja mes tre vendeve për lejet e punës që kjo të bëhet ligjërisht e lejueshme. Ai ka argumentuar se kjo do të bëjë që qytetarët të mos largohen nga rajoni.

“Në samitin e Tiranës do kemi një takim pas Krishtlindjeve, 26-27 apo 28 në Tiranë. Dhe do nënshkruajmë memorandumin për lejet e punës që duhet të ketë fuqi ligjore. Se kjo është për të mbajtur njerëzit në rajon që ata të mund të punojnë. Do kemi më shumë indianë turq apo nga Filipinet nëse nuk e bëjmë. Edhe pse mundësia është që ti kemi njerëzit tanë.” tha Vuçiç.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI