Flash

Dhunoi dhe kërcënoi me jetë punonjësit e policisë, arrestohet në Divjakë 44-vjeçari

Lapsi.al 4 November 2021
Dhunoi dhe kërcënoi me jetë punonjësit e policisë,

Policia në Divjakë ka vënë në pranga një 44-vjeçar që ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë. Bëhet e ditur se në flagrancë është arrestuar shtetasi E.Gj., banues në Divjakë, pasi dhunoi dhe kanosi për jetën punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

Po ashtu,  policia në Fier ka arrestuar një 38-vjeçar që ka thyer masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjatë kontrollit të ushtruar nga “Shqiponjat”, në automjetin me të cilin 38-vjeçari me iniciale S.S., udhëtonte, u gjet edhe një sasi kanabisi.

Për 38-vjeçarin, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI