Flash

Hetimi për Inceneratorët, Tabaku: Në 3 kontratat, ligji është shkelur me të dyja këmbët

Lapsi.al 2 November 2021
Hetimi për Inceneratorët, Tabaku: Në 3 kontratat, ligji

Është mbledhur sot për herë të parë Komisioni Hetimor për Inceneratorët.

Mbledhja u hap nga kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku, e cila theksoi se në komision do të diskutohen 3 iniceneratorë, ai i Elbasanit, i Fierit dhe i Tiranës, ku sipas saj ky i fundit është rasti më flagrant.

Tabaku tha se në rastin e 3 kontratave në fjalë, ligji është shkelur “me të dyja këmbët”.

“Është miratuar hapja e komisionit hetimor për trajtimin e impianeteve të mbetjeve urbane. Komisionin do ta drejtoj unë, si anëtare e PD, si iniciuese të kësaj nisme, zv/krytare, Ermonela Felaj nga PS, Arben Pëllumbi, Shalsi, Etien Xhafaj, Anila Denaj, Antoneta Dhima, Fadil Nasufi. Ndërkohë nga opozita do të jetë edhe Edmod Spaho, Helidon Bushati, Dhurata Çupi, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi dhe Lefter Gështenja. 4 anëtarë zëvendësues; Jurgis Çurbja, Denis Deliu nga PS.

Nga PD: Luan Baçi dhe Ina Zhupa. Komisioni Hetimor është planifikuar që ta zgjas veprimtarinë e tij 3 muaj, deri në 28 janar të 2022-it. Ngritja e këtij komisioni është bërë me kërkesë të PD. Në kërkesë specifikohet; kontrolli i ligjshmërisë së impianteve të mbetjeve në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Do të jenë thelb i investigimit dhe hetimit. Do të nxjerrim përgjegjësitë institucionale dhe mbrojtjen e konkurrencës në tregun e lirë dhe garantimin e një mjedisi të pastër për qytetarët. Këto iniciativa kanë nisur që në 2014-ën, me inceneratorin në Elbasan. Shkelja më flagrante e ligjit është iniceneratori i Tiranës, i çdo parimi normal i mbrojtjes së mjedisit. Kemi çuar në SPAK 3 hetime të ndryshme për të 3 iniceneratorët. E kemi kërkuar që SPAK të ngrihet në lartësinë e detyrës së tij. SPAK akoma s’ka marrë asnjë masë. Këtu do të japin llogari 3 kryebashkiakët, nga i pari te i fundit, deri te kryeministri.”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI