Flash

Meta takon drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së: E informova për pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë

Lapsi.al 1 November 2021
Meta takon drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së: E informova

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus në Romë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti në një status në rrjetet sociale.  Meta thotë se i ka kërkuar mbështetje konkrete për Shqipërinë.

Kreu i Shtetit shkruan se Ghebreyesus e njohu me konkluzionet thelbësore të Samitit të G20, që në fokus kryesor kishte pandeminë globale COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike. Gjithashtu në këtë takim është diskutuar për pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë.

“Një takim i ngrohtë në Romë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus. Më njohu me konkluzionet thelbësore të Samitit të G20, që në fokus kryesor kishte pandeminë globale COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike. E informova lidhur me pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë, veçanërisht për shëndetin dhe jetët e qytetarëve, për ndikimet thellësisht negative në ekonominë shqiptare, si dhe për hapat, që po ndiqen, për tejkalimin sa më parë të pasojave. Shpreha interesin për një vëmendje më të madhe dhe mbështetje konkrete për Shqipërinë nga OBSH, kryesisht për sistemin tonë shëndetësor, për të bërë gjithçka duhet për mbrojtjen efikase të jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Meta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Dita nis me diell

Sipas Meteoalb: Territori Shqiptar deri në mesditë paraqitet me kthjellime dhe vranësira te shpeshta, më të dukshme në zonat Veri–Veriperendimore. Ndërsa orët v...

07:55

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI