Flash

Kundër prishjes së banesave, sërish protesta nga banorët e “5 Majit”

Lapsi.al 1 November 2021
Kundër prishjes së banesave, sërish protesta nga banorët e

Banorët e “Rrugës 5 Maji” kanë dalë sërish në protestë sot kundër prishjes së banesave. Në një prononcim për mediat, ata shprehen se nuk kanë ku të shkojnë, pasi janë të papunë dhe nuk përballojnë dot qiratë e larta në Tiranë. Në lagjen “5 Maji” në Tiranë po punohet për ndërtimin e pallateve të reja, ku do të strehohen familjet, shtëpitë e të cilave u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Një numër i konsiderueshëm i banorëve që preken nga projekti i lagjes së re te “5 Maji”, janë dakordësuar dhe kanë plotësuar dokumentacionin për t’u pajisur me shtëpi, sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, nëpërmjet procesit të kompensimit përmes shkëmbimit.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI