Flash

Ekzekutimi i ish-policit në Laç, një vit më parë iu bë atentat të birit (FOTO)

Lapsi.al 1 November 2021
Ekzekutimi i ish-policit në Laç, një vit më parë iu

Laçi u trondit mëngjesin e sotëm nga vrasja e ish-policit Xhelal Reçi, 60 vjeç, në afërsi të një banke. Ish-efektivi i policisë është ekzekutuar më armë zjarri, pranë bizneseve të tij. Reçi kishte në pronësi një butik dhe një bar kafe në Laç. Mendohet se autorët e kanë ruajtur dhe vëzhguar prej ditësh 61-vjeçarin para se ta vrisnin atë.

Më herët në shtator të 2020, djali i Xhelalit, Besniku, i shpëtoi një tjetër atentati. Ai ishte duke udhëtuar në rrugën Lezhë-Shëngjin bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten, kur dy persona të armatosur me motor, e ndoqën dhe tentuan ta qëllonin me plumba. Autorët qëlluan drejt makinës së Reçit, por fatmirësisht plumbat nuk kapën as të dhe as familjen.

[caption id="attachment_667449" align="alignnone" width="517"] ATENTATI I BESNIK REÇIT[/caption]

Ndërkaq, uniformat blu kanë njoftuar se në ndihmë të policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së sotme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Dita nis me diell

Sipas Meteoalb: Territori Shqiptar deri në mesditë paraqitet me kthjellime dhe vranësira te shpeshta, më të dukshme në zonat Veri–Veriperendimore. Ndërsa orët v...

07:55

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI