Flash

Aksidentoi këmbësorin në Durrës, arrestohet shoferi i dehur

Lapsi.al 31 October 2021
Aksidentoi këmbësorin në Durrës, arrestohet shoferi i dehur

Policia e Durrësit ka arrestuar një 56-vjeçar, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka aksidentuar një këmbësor. I lënduari 88 vjeç ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

“S. H., 56 vjeç, banues në lagjen Nr.16, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur ka aksidentuar këmbësorin shtetasin S. K., 88 vjeç, banues në lagjen Nr.17, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore,” thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, policia ka arrestuar një shofer 26-vjeçar, pasi në fshatin Nikë të Krujës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Për pasojë ka marrë lëndime vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

 “F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Nikël Krujë, pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, si pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri H. Xh., 29 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,” thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Aksident në Tepelenë, lëndohet 69-vjeçari

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë. Burime nga policia bëjnë me dije se është arretsuar A. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Dhë...

08:45

Aksident në Milot-Mamurras, një i lënduar

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Milot-Mamurras. Sipa spolicisë, në vendin e quajtur quajtur “Fusha e e Sportit ” automjeti...

08:30

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI