Flash

Mbi 10 të burgosur me Covid-19 në burgun e Drenovës, një prej tyre në gjendje të rëndë

Lapsi.al 29 October 2021
Mbi 10 të burgosur me Covid-19 në burgun e Drenovës, një

Mbi 10 persona që po vuajnë dënimin në burgun e Drenovës, rezultojnë të prekur me Covid-19. Ditën e djeshme, njëri prej të burgosurve është transportuar drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore. I dënuari, E.D., prej disa ditësh ka qenë i prekur nga virusi, por gjendja e tij është rënduar mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se në godinën B ku ndodhen edhe të dënuar të tjerë të sigurisë së zakonshme, mbi 10 prej tyre kanë rezultuar pozitivë pas kryerjes së tamponit. Këta të dënuar kanë qenë kontakte të personit të dërguar në kryeqytet. Ata janë karantinuar ndërsa priten edhe rezultate për të dënuarit e tjerë të burgut të Drenovës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI